Ky është shqiptari nga Kosova që shkëlqeu në Oxford

Pasi hyn në një dhomë brenda një shtëpie të madhe, plotësisht të errët, fillimisht përplasesh në mobiliet e vendosura aty.

Dalëngadalë kupton vendndodhjen e mobilieve dhe më vonë e gjen edhe ndërprerësin e dritës dhe e gjithë dhoma ndriçohet. E menjëherë më vonë hyn në dhomën tjetër të errët dhe e nis gjithçka nga fillimi.

Kështu e kishte përshkruar dashurinë e tij për zgjidhjen e problemeve matematikore britaniku, Andrew Wiles, një ndër matematikanët që e frymëzon djaloshin 22-vjeçar nga Prishtina, Besfort Shala.

Besforti e mbylli vitin 2022 me një sërë suksesesh në fushën e matematikës. Ai, vullnetarisht, përfaqësoi Kosovën në gara ndërkombëtare.

Lexo edhe:  Zjarri përfshin banesën, ndërrojnë jetë dy vëllezërit Kelmendi dhe nusja