E dhimbshme: Ky është 63 vjeçari nga Drenica që dyshohet se i dha fund jetës

Mbrëmë u raportua për një rast mjaft të rëndë që ka ndodhur në fshatin Poklek i Ri në Drenas, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se i ka dhën fund jetës me armë zjarri.

Burimet e sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 63-vjeçarin, Agim Kluna, vdekja e së cilit është konfirmuar nga ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur pas orës 18:00, kur Policia mori informacionin dhe intervenoi në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse.

Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë 63-vjeçarin drejt këtij akti, tashmë janë kryer ekzaminimet e lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerit.

Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes” dhe kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka vdekur viktima.

Lexo edhe:  Qeveria merr vendim të ri: Ndalohet hyrja në Kosovë e makinave me targa serbe