Ky është shoferi i arrestuar që goditi për vdekje ish-ushtarin e UÇK-së në Drenas

02 Press raportoi mbrëmë për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Dobroshevc të Drenasit, ku si pasojë e goditjes nga vetura ka humbur jetën 56-vjeçari nga Gllanasella, Selver Lladrovci, i cili nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit sipas burimeve të Sinjalit është Salih Mjeku, 26-vjeçar, i cili pas arrestimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Mjeku po dyshoeht se e ka goditur me veturë Lladrovcin, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku i cili ka dalë me ekipin mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion, teksa është identifikuar edhe i dyshuari.

Rastin për Sinjalin dje e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti.

Viktima: Selver Lladrovci

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Arrestohet një i mitur për vrasje në tentativë