Ky është serbi që u arrestua sot nga Policia, kishe nofkën “rusi”

Policia e Kosovës ka kryer një tjetër arrestim sot në veri të Mitrovicës.

Arrestimi, ka ndodhur afër stacionit të autobusëve në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se i arrestuari, N.O, i njohur me nofkën “Rusi” dhe “Nemac”, dyshohet për sulm ndaj KFOR-it.

Mirëpo, “Jepi zë” ka mësuar se identiteti i plotë i të arrestuarit është Nenad Orlovic. Gazeta ka siguruar edhe fotografi të “rusit”.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, bën me dije policia.

Lexo edhe:  Foto me Luizin, Mariza Ikonomi tregon nëse ishin në lidhje