Escobar: Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë – çështje javësh

I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë është çështje javësh.

Escobar në një intervistë për Prime Time të Kanal 10, ka thënë se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore, raporton Gazeta10.

“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.”, ka deklaruar ai në Kanal10.

Escobar gjithashtu ka thënë se ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të shtyhet vendimi për targat/Gazeta10/.

Lexo edhe:  Vrasja në tentativë: Arrestohen dy të dyshuarit, dy të tjerët në kërkim të Policisë