Kjo është avokatja e arrestuar nga Prishtina, dyshohet që avulloi mijëra euro një klienti të tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një avokate.

Lidhur me këtë, hetuesit rajonal nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet dhe nga provat e grumbulluara, lënda në të cilën ishte dëmtuar ankuesi, një pjesë ishte gjykuar dhe kishte formën e plotfuqishmërisë, kurse pjesa tjetër ishte kthyer në rigjykim.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Emine Bajrami-Statovci.

Rasti është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i shtetit, rajoni i Ferizajt, Shukri Jashari.

“Bëhet fjalë për një aksident komunikacioni. Kjo e ka përfaqësu palën.  Kompania e sigurimeve kur i ka dhënë parat avokates për palën, kjo dyshohet se nuk ia ka dhënë të dëmtuarit”, ka thënë për “Indeksonline”.

Kujtomë se me datë 01.10.2020 kompania e sigurimeve kishte bërë transferin e parave rreth gjashtëmbëdhjetë (16) mijë eurove në llogari të një përfaqësuesi ligjor, mirëpo ekziston dyshimi se përfaqësuesi ligjor i palës së dëmtuar, për arsye ende të panjohura nuk i ka përmbushur detyrimet ligjore, ose i kishte keqpërdorur autorizimet me qëllim që vetes, apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, apo t’i shkaktojë dëm personit që ka përfaqësuar.

Me datën 04.09.2023, përfaqësuesi ligjor është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, është informuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe me Aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga gjykatësi i Procedurës Paraprake nga Gjykata Themelore në Ferizaj është ndaluar për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Keqpërdorim i besimit

Lexo edhe:  Vuçiç-it ia vendosin përballë hotelit flamurin e Kosovës dhe atë “Autochthonous”