Ky është serbi që dyshohet se kërcënoi Jevtiqin
U raportua për rastin e kërcënimit ndaj kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Delibor Jevtiq. Ky i fundit kërkoi ndihmën e Policisë, teksa i dyshuari ende s’ka rënë në pranga.
Sinjali mëson se i dyshuari është Lazar Milenkoviq.
Bazuar në dëshminë e Jevtiq dhënë organeve të hetuesisë, Milenkoviq kishte lëvizur me veturë në afërsi të shtëpisë së tij dhe të njëjtin e kishte kërcënuar me fjalë.
Njësitë policore kanë identifikuar të dyshuarin, mirëpo i njëjti ende nuk është kapur, pasi nuk dihet vendndodhja e tij.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do te merren posa të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit.