Ky është serbi që dyshohet se kërcënoi Jevtiqin

U raportua për rastin e kërcënimit ndaj kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Delibor Jevtiq. Ky i fundit kërkoi ndihmën e Policisë, teksa i dyshuari ende s’ka rënë në pranga.

Sinjali mëson se i dyshuari është Lazar Milenkoviq.

Bazuar në dëshminë e Jevtiq dhënë organeve të hetuesisë, Milenkoviq kishte lëvizur me veturë në afërsi të shtëpisë së tij dhe të njëjtin e kishte kërcënuar me fjalë.

Njësitë policore kanë identifikuar të dyshuarin, mirëpo i njëjti ende nuk është kapur, pasi nuk dihet vendndodhja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do te merren posa të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit.

Lexo edhe:  Dolën të pinë kafe pas iftarit, por "llomiten" disa llapjanë - rrahen në kafiteri