Ky është preshevari që u arrestua në kufi, dyshohet se mashtroi një person në Malishevë

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një rast të mashtrimit, ku viktimë është një burrë nga Malisheva. Lidhur me rastin është arrestuar një qytetar i Preshvës dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Gjemshit Kadrijin, 57-vjeçar.

57-vjeçari dyshohet se ka marrë një shumë parash prej rreth 2 mijë euro nga malishevasi, me premtimin se do të ndikonte në një rast gjyqësor.

Kadriji u arrestua të enjten në kufi, posa tentoi të hynte në Kosovë dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Burimet e Sinjalit kanë zbardhur detaje nga dëshmia e tij, i cili ka deklaruar se ndonëse ka tërhequr paratë në fjalë, nuk ka përfituar asgjë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  E trishtë: Dy persona dhunojnë seksualisht një vajzë të mitur, e kërcënojnë se do t’ia publikojnë fotot intime