Zyrtare: Zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 2

Prej disa javësh, ende pa nisur, Big Brother VIP Kosova është tema e çdo tavoline.

Kureshtja është e madhe për shumë detaje, nga emrat që do të bëhen pjesë tek data e nisjes.

E më në fund, pas shumë aludimesh, ka një datë zyrtare. BBVK 2 nis më 20 tetor.

Në një intervistë për emisionin Prive, Liberta Spahiu zbuloi datën dhe detaje të tjera nga kasti, teksa moderatori Alaudin Hamiti dha një tjetër lajm të rëndësishëm.

Në Big Brother VIP Kosova nuk do hyjnë as 14 e as 15 banorë.

Lexo edhe:  “Përsëri bashkë me Besin”, Xhensila Myrtezaj sapo bëri lëmsh rrjetin