Ky është polici që humbi jetën në aksident trafiku në Zveçan, pamje se si vetura iu bë llom

Një zyrtar policor humbi jetën sot në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Mitrovicë-Zveçan. Rasti u konfirmua nga Policia që njoftoi se polici ishte jashtë detyrës zyrtare me veturën e tij kur u përfshi në aksident.

Gazeta Sinjali raporton se polici që vdiq në këtë aksident trafiku është Zoran Aksentijevic, i cili nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe humbi jetën.

Vetura e tij sipas pamjeve që ka dërguar sinjalizuesi është bërë llom pasi u përplas me një automjet tjetër.

Lexo edhe:  Haradinaj, Kurtit: Tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu, mos e përçajë popullin