Ky është personi që u qëllua me armë zjarri në Klinë, dërgohet pa shenja jete në spital

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë të shtëna me armë zjarri në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë, ku i dyshuari Tush Frroku, për motive akoma të panjohura shtiu armë zjarri në drejtim të Anton Prela, i cili si pasojë e plagëve ka mbetur pa shenja jete, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije persona të afërt me familjen, të cilët thanë për Sinjalin se Prela nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe është dërguar pa shenja jete në spital.

Sinjali mëson se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, por teksa po kërkohej nga Policia, ai ka kryer një vepër tjetër.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, Frroku ka grabitur një veturë në mes të rrugës, duke e kërcënuar shoferin dhe me të njëjtin automjet është arratisur.

Njësitet policore tashmë janë aktivizuar dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Lexo edhe:  “R.I.P Higjiena”: Studentët bojkotojnë mësimin, shkak papastërtia pasi stafi teknik i UP-së gjendet në grevë