Ky është personi që u kap me drogë dhe armë në Pejë, Policia ia sekuestron veturën

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

E hiç më mirë nuk është gjendja as me dukurinë e armëmbajtjes pa leje. Një 31-vjeçar në Pejë përfundoi dje në prangat e Policisë pasi u kap me drogë dhe armë.

Sinjali ka mësuar se i riu që u ndalua është Edison Krasniqi – i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Krasniqi u kap në rrugën “Tahir Zemaj”, ku pas kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë me municion, si dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa provat e gjetura bashkë me veturën e tij janë sekuestruar.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe Policia Rajonale në Pejë, me ç’rast është konfirmuar se ndaj të dyshuarit është urdhëruar masa e ndalimit policor

Lexo edhe:  Së shpejti Prishtina bëhet si Big Brother, vendosen kamera me inteligjencë nëpër rrugë