Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me gur shtetasin e Shqipërisë në Prizren, ndodhet në arrati
Gazeta Sinjali mëngjesin e sotëm ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku tre persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 25-vjeçar nga Shqipëria. Njëri nga ta dyshohet se ka goditur me gur në kokë viktimën, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Hil Kaçinari, i cili bashkë me të dyshuarit tjerë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit.
Në anën tjetër, viktima është dërguar në spital, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ka pësuar krisje në kafkë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.