Ky është personi që dyshohet se e goditi për vdekje 10-vjeçarin dy javë më parë në Lipjan

Një aksident tragjik ndodhi të premten e 4 gushtit në Lipjan ku një fëmijë 10-vjeçar ishte goditur nga një veturë.

Ai ishte dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej në repartin e Mjekimit Intensiv por që nuk mundi të ju bëjë ballë plagëve, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është Visa Hashani, 32-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shofëri që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ishte arrestuar ditën kritike dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  I jepet lamtumira e fundit biznesmenit Bedri Rexhepi