Ky është personi nga Mitrovica që votoi 71 herë në zgjedhjet e vitit 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë afatin për regjistrimin e subjekteve politike për kandidaturë deri më 22 mars, në vend të 18 marsit sa ishte paraparë fillimisht, për zgjedhjet për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, që pritet të mbahen në muajin prill.

Aleksandar Arsenijeviq nga Iniciativa “Mbijetesa Serbe” ka thënë se Mitrovica në të kaluarën ka pasur legjenda të sportit, basketbollit, muzikës, xhazit, artistë, profesorë.

Ndërkaq legjendat e sotme, sipas tij, janë si puna e  D.T., i cili ka votuar 71 herë brenda një dite në zgjedhjet e vitit 2017.

“Ky është një legjendë e sotme. Person i respektuar, i ka 3 vende pune, i ka të gjitha. Çuni në fjalë i ka merituar këto të mira, meqë ka qenë në gjendje të votojë 71 herë brenda ditës, nga një klasë në tjetrën. Madje, legjenda e tij thotë se ai nuk del fare nga vendvotimi, ai vetëm sillet andej dhe voton, i shmanget rrezikut duke ndërruar xhaketën, e kështu me radhë. Ky është realitet, ne e kemi parë këtë”,  ka thënë Arsenijeviq.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Momenti kur evakuohet një e moshuar në Mitrovicë