Kurti e harron jashtë ministrin Peci, ai tenton të hyjë në kambajnë por pa sukses

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, kanë vizituar sot një fermer në Komunën e Malishevës, të cilit i janë bashkuar në procesin e korrjes së grurit.

Megjithatë jo gjithçka ka shkuar mirë për ministrin Faton Peci, i cili ka hasur në vështirësi për t’iu bashkuar kryeministrit Albin Kurti në kabinën e kombajnës për korrjen e grurit.

Pasi Kurti është futur brenda kabinës, drejtuesi i kombajnës është futur pas kryeministrit dhe ka mbyllur derën, pa e vërejtur që mbrapa po ngjitej ministri Peci.

Në videon e publikuar nga gazetari, Lirim Mehmetaj, shihet se ministri Faton Peci provon që të trokasë në dritaren kabinës në përpjekje për t’iu bashkuar Kurtit, megjithatë pa sukses.

Lexo edhe:  28-vjeçari në Malishevë lëndohet në vendin e punës, dërgohet me urgjencë në spital