E dhimbshme: Vdes profesori dhe piktori i njohur, Shefqet Buçinca

Të gjithë e njihnin, sidomos gjimnazistët e Mitrovicës pasi rrugës për tek shkolla takonin profen dhe pikturat e tij të ekspozuara në kënd.

Piktori dhe profesori i njohur nga Mitrovica, Shefqet Buçinca, ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.

Profesori ka qenë person i dashur dhe i afërt me nxënësit e tij ndërsa lajmin për vdekjen e tij, e kanë dhënë vet familjarët përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë:

“Te Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi.

Ju njoftojmë se sot me 18.02.2023 ndërroi jetë baba ynë Prof.Shefqet (Ymer) Buçinca
Varrimi bëhet sot (18.02.2023) në ora 12.00 me namazin e Drekës në e varrezat e qytetit në Shipol – Mitrovicë .

Allah mëshiro e fale, Amin!”,

Lexo edhe:  Ngjarja tragjike në Skenderaj: I plagosur mbeti edhe i dyshuari për vrasje