Ky është pacienti 75-vjeçar që vdiq në Spitalin e Gjakovës, s’kishte asnjë familjar afër

Një rast i dhimbshëm ndodhi të enjten në mbrëmje në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku një pacient që ishte duke u hospitalizuar ndërroi jetë.

Policia është njoftuar për rastin dhe tashmë është iniciuar hetimi.

Sinjali merr vesh se bëhet fjalë për një 75-vjeçar, Marjan Krasniqi, i cili vuante nga një varg problemesh shëndetësore.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në repartin ku po trajtohej.

Pasi Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe, viktima nuk kishte asnjë familjar përpos të birit, që po ashtu vuan nga probleme të rënda shëndetësore.

Lexo edhe:  Lëndohen 3 persona në aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan