Ky është infermieri që dyshohet se u përlesh me një 21-vjeçar në QKUK

Një përleshje mes një infermieri dhe një person tjetër ka ndodhur të shtunën pasdite në Klinikën e Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Të dy palët e përfshira përfunduan në stacion policor në cilësinë e të dyshuarve.

Sinjali raporton se infermieri i dyshuar për këtë rast është Armend Bajrami, 53-vjeçar, ndaj të cilit me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për sulm dhe kanosje. Ndërsa i dyshuari tjetër është Riad Jakupi, 21-vjeçar, i cili po ashtu po hetohet për kanosje.

Pas një debati verbal, dyshohet se ata u përleshën dhe eskaluan deri në kërcënime.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar gjatë ditës së djeshme në Polici, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë në lidhje me motivin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Tash e 5 ditë është zhdukur një burrë në mes të Prishtinës, familjarët kërkojnë ndihmë