Dy persona arrestohen në Sllakovc të Vushtrrisë pasi kishin shtënë në ajër me armë zjarri

Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e dy persona në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë pas raporteve për shtënie me armë zjarri në ajër.

Autoritetet gjetën dhe sekuestruan dy pistoleta, përveç 14 fishekëve të gjetur në prani të të dyshuarve. Së bashku me armët, u zbuluan edhe disa gëzhoja në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti është dërguar për procesim të mëtejshëm,” bën të ditur Policia.

Lexo edhe:  Ky është 26 vjeçari që iu gjetën 59 kg marihuanë në shtallë në Skënderaj