Ky është i kërkuari për fajde që ra në prangat e Policisë, ndalohet për 48 orë

Pas një kohe në arrati, duke tentuar t’i shpëtojë drejtësisë, i kërkuar për fajde ka rënë tashmë në prangat e Policisë në Vushtrri. I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa tashmë ndodhët në qendrën e mbajtjes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Rrahman Sopjanin, 39-vjeçar – i cili është kapur të shtunën në mbrëmje, në një lokal në Vushtrri, pasi Policia arriti të lokalizojë vendndodhjen e tij.

Sopjani ishte shpallur në kërkim policor dhe ndaj tij kishte urdhëresë aktive, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Fajde”.

39-vjeçari ia doli ta shijojë lirinë nga arratia, por tashmë do të përballet me dyshimet e ngritura ndaj tij, për përfshirje në veprimtari kriminale.

Lidhur me rastin, Krimet e Rënda në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast ndaj të dyshuarit është nxjerrë aktvendim për ndalim.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të ushtrojë kërkesë në Gjykatë,  për caktimin e masës së sigurisë ndaj Sopjanit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Raportohet se një grua serbe ka vdekur, barrikadat ia pamundësuan rrugën për në spital