Vdes mësimdhënësja e respektuar nga Podujeva, Remzije Mehmeti

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësja e SHFMU “Naim Frashëri”, nga Podujeva.

Kalimin në amshim të mësimdhënëses Mehmeti e ka bërë të ditur institucioni ku ajo punonte përmes një njoftimi publik.

Mësimdhënësja është vlerësuar për punën e madhe duke nxjerrë gjenerata të shkëlqyera nga SHFMU “Naim Frashëri”.

Postimi i plotë:

N J O F T I M M O R T O R

Me dhimbje të thellë, ju njoftojmë se sot, më 04.04. 2023, u nda nga jeta, kolegia jonë, mësuesja e nderuar dhe shumë e dashur për të gjithë, Remzije Mehmeti.

Ajo, me sjelljen dhe punën e saj, u shqua dhe u vlerësua si punëtore e veçantë duke nxjerrë nxënës e gjenerata të shkëlqyeshme.

Ikja e saj nga kjo botë do të lë zbraztësirë të madhe ne shoqëri e në shkollën tonë.

Ne dotë vazhdojmè të ecim hapave te saj dhe me krenari do ta përmendim emrin e saj si sinonim te sjelljes njerëzore e të të arriturave të suksesesve të larta

Shpirti i saj i bardhë, pushoftë në paqe!

Me pikëllim,

Drejtoria dhe i gjithë stafi i shkollës.

Të gjitha aktivitete e planifikuara në shkollë, për sot, anulohen.

Varrimi bëhet në ora 17:00, te varrezat e hekurudhes.

 

Lexo edhe:  Ligji për Pagat i propozuar nga Qeveria – mësohet sa do t'i rritet paga kryeministrit