Ky është i dyshuari që përfundoi në Polici pas aksionit ku u gjet eksploziv e armatim në Leposaviq

Një person është shoqëruar në Polici të premten pas një aksioni të zhvilluar në fshatin Rodel të Leposaviqit, ku janë gjetur dhe sekuestruar  uniforma ushtarake, armë dhe municione, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari në lidhje me këtë rast është Mladen Milenkovic, i cili është intervistuar në stacionin policor.

Sipas informacioneve zyrtare, prapa këtyre materialeve të gjetura qëndrojnë pjesëtarët e organizatës, Mbrojtja Civile – e shpallur terroriste nga autoritetet e Kosovës.

Kështu kanë konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Lista e materialeve të sekuestruara janë: Një pushkë njëtytëshe, kondak pushke, 19 fishekë për pistoletë, një çantë me 45 fishekë për armë të gjatë, një palë dylbi për snajperë, 1 kuti me 11 fishkë për armë gjuetie, një çantë me katër karikatorë të zbrazët, një pjesë për tytë, një kuti me vaj, dhe një rrip me tre fatrolla për pistoletë.

Pajisje për pastrimin e armës, dy gazmaska, pajisje ushtarake për ushqim,  çantë për ndihmë tp parë, qese për pajisje dhe ndihmë të bardhë, dy vuyla, literaturë të ndrushme, çantë me dokumente, substanca të dyshuar të eskplozivit, telefona, dy shigjeta, dylbi, mjete pune, thikë, karikaturë e zbrazët, thikë, rripa ushtarakë, disa  çanta ushtarake, jakne me mbishkrimin ‘Civilna Zastita’, si dhe 31 deri 40 uniforma ushtarake të ndryshm.

“Në mesin e uniformave të sekuestruara është edhe një uniformë e të ashtuquajturës Mbrojtja Civile, organizatë kjo e shpallur terroriste nga Qeveria e Republkikës së Kosovës në vitin e kaluar, e që tregon se kemi akoma mbetje aktive të kësaj organizate që tentojnë të prishin dhe minojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Lexo edhe:  Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Aty ku sot qëndron i fortë, protagonisti i deklaratës së pavarësisë dhe epokës së ndritur të Kosovës

Ndërkaq, ministri Sveçla ka theksuar se ky zbulim ka ndodhur disa kilometra larg kufirit apo brenda kufirit Kosovë – Serbi dhe sipas tij, kjo dëshmon se organizata terroriste “Mbrojtja Civile”, vazhdon të jetë aktive në territorin e Kosovës.