Shtime: Gruaja kërcënon mjekun me thikë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Stacioni policor në Shtime, sot rreth orës rreth orës 13:00 ka pranuar një informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Shtime se është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarën B.B (F/K) e moshës 47 vjeçare, e cila me një mjet të mprehtë (thikë) kishte kanosur një mjek të kësaj qëndre.

Sipas policisë, i dyshuari më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Kanosje”

Lexo edhe:  Aksident në rrugën Gjilan – Prishtinë, vetura hyn në ara