Si pëlqen dënimi në trafik, i dyshuari e poston fotografinë e policit në Facebook

Policia e Kosovës njoftoi se një përson pasi është gjobitur nga policia ka postuar në rrejte sociale fotografinë e policit me përmbajtje që nxitë përçarje.

I njëjti, sipas forcave të rendit, po dyshohet për “Nxitje e përçarje dhe mos durim”.

Rasti ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit.“I dyshuari m/k pasi është gjobitur nga zyrtari policor, i njëjti ka publikuar në facebook një foto të zyrtarit policor dhe një përshkrim me përmbajtje të nxitjes dhe urrejtjes ndër fetare” – thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt.

Sqarim: Fotografia është ilustrim

Lexo edhe:  Grabitet i riu te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, dy persona e kërcënojnë me armë dhe ia marrin telefonin