Ky është i dyshuari për plagosjen e dy serbëve në qendrën studentore në Veri, shpallet në kërkim
Mbrëmë u raportua për një incident në Qendrën Studentore në Mitorivcën Veriore që ndodhi sonte, ku për pasojë pas një përleshje mbetën të plagosur dy persona.
Viktimat u therën me thikë nga një i dyshuar, që për momentin ndodhet në arrati.
Rasti është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, teksa Sinjalizuesi nga Veriu ka dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit, që është shpallur në kërkim.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Marko Jevremovic, i njohur me nofkën Roki, shef i sigurimit të konvikteve, i cili dyshohet se është pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.
Gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast i dyshuari theri dy viktimat dhe u largua në një drejtim të panjohur.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti nga Drejtoria e Policisë në Veri, i cili tha se Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit.