Gjykimi për ngjarjen që tronditi Pejën: “Iu kam betu varrit të djalit se do të kërkojë drejtësi”

Më 20 janar të vitit 2022 u privua nga jeta Elvis Mekaj.

Një vit më vonë, Gjykata Themelore e Pejës merr vendim për caktimin e masës prej 10 vitesh burg për Kushtrim Selimajn, i dyshuar për vrasjen e Elvis Mekajt.

Me këtë vendim ishin ndarë të pakënaqur familja e Mekajt.

Nëna e Elvisit, Sevdije Mekaj,  në një intervistë për Indeksonline po kërkon dënim maksimal për Selimajn.Ajo ishte shprehur se i dyshuari prej kohësh ka qenë kërcënim për familjen e saj.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë ishte hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit.Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e parë  dëgjimore në Gjykatën e Apelit.

Elvis Mekaj la pas bashkëshorten dhe djalin e vogël, Luisin.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Dokumentin që kërkohet në çdo gjë, tani mund ta nxjerrni për pak sekonda