Policia bënë apel për kujdes të shtuar në trafik

Policia e Kosovës , përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë apel për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe gjithashtu të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në fluksin e madh të automjeteve që janë duke qarkulluar në rrugët e vendit, ardhja e bashkatdhetarëve, organizimi i ahengjeve familjare, rrjedhimisht është rritur edhe numri i aksidenteve në trafik, andaj me qëllim të ruajtjes së jetës së qytetarëve dhe parandalimit të aksidenteve APELOJMË të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave, sepse jeta e njeriut është më e rëndësishme se tejkalimi i shpejtësisë dhe koha e arritjes në lokacionin ku jeni nisur.

 

Lexo edhe:  A jeni gati? Nga sot rikthehen reduktimet – 6 orë me rrymë, 2 pa