Ky është i arrestuari për tentim vrasjen në Pejë, gjuajti tetë herë në drejtim të një veture

Mëngjesin e djeshëm, për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në të cilin ndodhej një 34-vjeçar. I dyshuari për këtë rast të tentim vrasjes tashmë ndodhet në ndalim policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë per Dardan Ferizin, 31-vjeçar, i cili po dyshohet se shkrepi armën 8 herë në drejtim të veturës së viktimës.

I njëjti është arrestuar pas një kohe të shkurtër dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndërkohë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, ku kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 8-gëzhoja.

Fatmirësisht të lënduar nga ky incident nuk ka, ndërsa vetura e viktimës është dëmtuar nga të shtënat.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Drejton automjetin pa e siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë, dënohet me 150 euro