Pesë vite më parë i biri polic i vdiq në një aksident bashkë me kolegun, babai tregon emocionet e lajmit të kobshëm

28 prilli i vitit 2018 ishte i kobshëm për familjen Trena. Kjo pasi, djali i tyre, nën petkun e zyrtarit policor, humbi jetën bashkë me kolegun Malsor Dashi, në një humnerë në rrugën Kaçanik – Hani Elezit.
Pas gati pesë vjetësh, në rubrikën “Tregime nga katuni” të gazetares Rinë Haziri, foli babai i policit të ndjerë, përcjell lajmi.net.

Ai tregoi se si kishte kuptuar për aksidentin, ndërsa mes lotësh shpalosi detaje nga rrugëtimi i karrierës së të birit, duke shtuar se vetë ai si prind, ka qenë iniciator që djali të bëhej polic.

“Më kanë thanë se ishte në gjendje kome, thojsha me shku me vizitu ndoshta mundem me zgju si prind”- tha ndër tjerash ai.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:
VIDEO

Lexo edhe:  Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, avokati: Klienti im është sulmuar në burg