Ky është i arrestuari për të shtënat me armë në Ferizaj, ndalohet për 48 orë

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme.

Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në Ferizaj, ku në një aheng familjar në rrugën ‘’Epopeja e Jezercit” kishte të shtëna me armë zjarri.

Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar dhe i është sekuestruar arma e përdorur.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i prangosur lidhur me Driton Idrizi, rreth 36-vjeçar.

I njëjti pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.

“I dyshuari D.I është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë). Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Lexo edhe:  Kur pritet të shpërndahen 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijët