Humb jetën një person në Vlorë, goditet nga makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku edhe ka vdekur një person.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën “Fier-Vlorë”, ku 44-vjeçarja K.Gj., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një person, i cili është ende i paidentifikuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.

Lexo edhe:  Frizeri nga Kosova flet për punën në Gjermani: Götze më la 500 euro bakshish, në Kosovë ruaja lopët