Ky është i arrestuari pas përleshjes së armatosur mes dy grupeve në Podujevë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë vonë në sheshin e Podujevës, në një konflikt midis dy grupeve.

Siç mëson Gazeta Sinjali i dyshuar për këtë rast është: Arif Potera, 21-vjeçar.

E gjithë ngjarja ka ndodh mbrëmë pas orës 22:00, në sheshin e qytetit të Podujeves, ku edhe i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia.

Kjo e fundi ka folur për përleshjen dhe ka treguar dyshimet e para për të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ishte pjesëmarrës në një përleshje fizike  në mes dy grupeve ku ishte përdorur arma e zjarrit dhe në vendin e ngjarjes  është gjetur një gëzhojë”.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në konflikt janë përfshirë edhe dy persona tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar. Rasti po vazhdon të hetohet.

Lexo edhe:  Kurti: Mërgim Lushtaku më shau nënën