Aksident në Gllarevë, lëndohen disa persona

Disa persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë.

Indeksonline mëson se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe se lëndime kanë pësuar disa persona.

Nga pamjet e aksidentit të cilat i posedon “Indeksonline” shihet se dy veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të mëdha.

Lexo edhe:  “Të marrë dënimin e merituar, i dhurova 7 engjëj”: Ngjarja tronditëse në Fier, flet nëna e vajzës së abuzuar seksualisht nga babai