Ky është grupi kriminal i akuzuar për grabitjen e rreth 1 milionë € nga automjeti i “Besa Security”
Grupi kriminal që po akuzohet për grabitjen spektakolare të rreth 1 milionë eurove nga automjeti i kompanisë së sigurimit “Besa Security” më 18 nëntor të vitit 2021 në fshatin Parallovë, shumë shpejt pritet të ulen në bankën e të akuzuarve. Ndaj gjashtë të dyshuarve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë për disa vepra penale. Në mesin e tyre ishte edhe menaxheri i kompanisë, i cili ishte përfshirë në planin si në filma.
Siç merr vesh Sinjali, gjashtë personat që po akuzohen për këtë rast, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Grabitja’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’ janë:
Në këtë rast, grupi i akuzuar kishte një ‘dorë’ brenda kompanisë, e që ishte Milaim Lipovica, menaxher i Logjistikës, i cili ‘sigurimin’ e vetëm që e ka bërë në këtë rast ka qenë ndihma për t’u grabitur paratë nga kompania në të cilën shërbente.

Në aktakuzën e ngritur ndaj tyre thuhet se më 18 nëntor 2021, në rrugën regjionale Gjilan-Prishtinë, në fshatin Parallovë, komuna e Novobërdës, gjashtë të akuzuarit në bashkëveprim, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë grabitur shumën e parave prej 996,271.24€ dhe 46,780.00 dollar amerikan (USD) në dëm të Bankës Pro Credit dhe kompanisë “Besa Security”