Familja e mërgimtarëve të vdekur në aksident, hap të pamen në Malishevë (PAMJE)

Familja Sopaj e Malishevës humbi sot dy anëtarë të familjes në një aksident trafiku në magjsitralen Podujevë-Prishtinë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.

Ekipi i Klan Kosovës ka shkuar tek familja Sopaj, të cilët tashmë kanë hapur të pamen.

Ende nuk dihen nëse varrimi i dy të vdekurve që ishin mërgimtarë, do të bëhet sot apo nesër.

Familjarët i kanë thënë Klan Kosovës se nuk kanë ndonjë informacion rreth rastit, por shprehur të tronditur për vdekjen e familjarëve të cilët po i prisnin për pushime.

Lexo edhe:  Vdekja tragjike e 34-vjeçares nga Gjakova, dyshohet se kërceu nga kati i dytë i hotel ‘Venus’