Ky është 55-vjeçari nga Drenasi që dyshohet se ngacmoi dy vajzat e mitura në autobusin që shkonte për Lipjan

Disa orë pasi u publikuan pamjet e tmerrshme të sulmit seksual ndaj një vajze në Pejë, është zbuluar një rast tjetër, ku viktima janë dy vajza, por këtë herë të mitura.

Një 55-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura, të moshës 15 dhe 16-vjeçare në një autobus që ishte nisur nga Prishtina për në Shalë, veprime këto që ngjasojnë me pedofili.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht se i dyshuari që është arrestuar për këtë rast është Agim Shala, nga fshati Fushticë e Epërme e Drenasit.

55-vjeçari është arrestuar tashmë nga Policia dhe më pas është intervistuar në stacion policor për veprën me të cilën ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje per 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Lëndime të rënda në dorë, viktima e lëndimit në vendin e punës në Prizren është grua