Qytetari nga Vushtrria i gatshëm të ofroj falas eskavatorin për heqjen e barikadave në veri

Sot janë bërë 17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Mitrovicë nga grupe të ndryshme të serbëve.

Rreth kësaj ka reaguar një qytetar nga Vushtrria, Ilir Krasniqi i cili ka shprehur gatishmëri për të ofruar falas eskavatorin e tij për heqjen e barikadave në veri.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar MPB-në për ofrimin e eskavator falas për heqjen e barikadave në veri.

Postimi i plotë:

Njoftim pë MPB

Ju lutem Minister Sveqla unë Ilir Krasniqi e ofroj kete eskavator falas per heqjen e barikadave ne Veri !

Mundeni Kur të deshironi ta transportoni,

Lokacioni : Fshati Zhilivede Komuna Vushtrri
Rruga : Ahmet Krasniqi

Lexo edhe:  Edhe Zubin Potoku i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës