Ky është 30 vjeçari që u gjet i vdekur sot në Vushtrri
Një rast që po konsiderohet i dyshimtë ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 11:30 në Vushtrri.
Një person i moshës rreth 30 vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Nimon Ferizi”, shkruan Jepi zë.
Policia po e cilëson si vdekje të dyshimtë dhe po e heton rastin.
Jepi zë mëson se i ndjeri është Shaip Behrami.
Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë” zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti.