Ky është 29 vjeçari që dyshohet se vrau mbrëmë babanë e gruas së tij – kjo e fundit para disa ditësh e kishte raportuar të zhdukur në polici

Një 55 vjeçar është vrarë mbrëmë në Prishtinë, vrasja e dytë kjo që ndodhi  në kryeqytet në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

Siç konfirmoi Policia e Kosovës, viktima a u ther për vdekje me thikë.

I dyshuari për vrasjen 55 vjeçarit, siç raportoi mbrëmë gazeta online Reporteri.net është një 29 vjeçar, me të cilin viktima ka lidhje familjare.

Reporteri.net merr vesh se dorasi është Edon Bujupi. Ai pasi theri me thikë babanë e gruas u arratis nga vendi i krimit me një veturë të tipit Mercedes.

I njëjti ende nuk është arrestuar.

Bujupi pak ditë para se të kryente vrasjen ishte shpallur i zhdukur nga bashkëshortja e tij. Rasti i zhdukjes ishte raportuar edhe në raportin 24 orësh të policisë, të së premtes së 25 nëntorit.

Siç u bë e ditur, bashkëshortja e Bujupit ka raportuar në polici se i njëjti ka dalë nga shtëpia të premten dhe se nuk di asgjë për vendndodhjen e tij.

Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, pasi 29 vjeçari ishte kthyer në shtëpi, viktima në këtë rast, babai i gruas kishin shkuar te shtëpia e tij dhe pas një konflikti i njëjti ishte therë për vdekje.

Vrasja e mbrëmshme ndodhi rreth orës 21:15 në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë. Viktima u dërgua fillimisht për trajtim në QKUK, ku edhe vdiq si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.

Kjo ishte vrasja e dytë brenda natës në kryeqytet.

Lexo edhe:  Politikani opozitar serb thotë se u rrah nga Radoiçiqi