Ky është 26 vjeçari që iu gjetën 59 kg marihuanë në shtallë në Skënderaj

Dje është raportuar për një person i cili mbrëmë ka përfunduar në prangat e Policisë nga fshati Vajnikë të Komunës se Skenderajt, pasi u kap me drogë pas një kontrolli.

Burimet e portalit rajoni.org bëjnë të ditur se personi i cili është arrestuar dhe i janë konfiskuar mbi 59 kilogram mariuhanë, është E. Ahmeti, 26-vjeçar.

Për të njejtin, portali rajoni nga burimet e veta brenda policisë ka zbuluar ekskluzivisht se nuk është banorë rezident i Kosovës.

Rajoni mëson se i gjithë rasti ndodhi pasi njësitet policore shkuan në një një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajit, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit:

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 59 (pesëdhjetë e nëntë) kilogram e 973 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) gram, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon.

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit ka shkuae në ndalim policor deri në 48 orë.

Lexo edhe:  Lajm i mirë për mërgimtarët, rriten shtesat për fëmijë në Gjermani