Mërgimtari nga Suedia: Mos e lëshoni vendin, këtu është mashtrim – shumë flejnë nëpër kontinjera

Largimi i qytetarëve nga Kosova tashmë është bërë dukuri shqetësuese.

Në një prononcim për Lajmi.net, një mërgimtar që jeton dhe vepron në shtetin e Suedisë, ka bërë thirrje të rinjëve që të mos e lëshojnë Kosovën.

Ai thotë se ikja e të rinjëve nga Kosova ndodh për shumë arsye por që njëri nga faktorët kyq është rroga.

“Nuk kanë rrogë, nuk punohet me 200 euro, kjo është turp, populli duhet me e rëzu Qeverinë e me e vendos një Qeveri që mendon e punon për rininë. Qikaq sa fola unë duhet me u pagu 50 euro, kështu është në Suedi” thotë mërgimtari.

Ai thotë se edhe jeta në Suedi është mashtrim.

“Mos e lëshoni vendin, jetoj në Suedi, atje është mashtrim e shumë flejnë nëpër kontinjera”.

Edhe qytetarët tjerë kanë bërë apel që të rinjët të mos e lëshojnë vendin por që kanë theksuar se duhet të punohet edhe më shumë për ta.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në shtëpinë e gjyqtarit në Prishtinë, i dyshuari kapet me shok-bomba e municion në çantë