Kuvendi thërret seancë për sot, ky është rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare.
Në seancën që pritet të fillojë në ora 10:00 ligjvënësit do të kenë në rend dite 9 pika.
Në mesin e tyre, është edhe Projektligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Veç saj, deputetët do të zhvillojnë edhe debat parlamentar lidhur me mos liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ky është rendi i ditës për seancën e sotme:
Seanca plenare
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,
9. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.
Vendi: Kuvendi i KosovësKoha: 10:00.