“5 djem i kam, ju farojnë nëse nuk e hekë deklaratën në Polici” – Vushtrriasi kërcënohet nga 69-vjeçari

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për një rast të kanosjes, që është zbuluar gjatë hetimeve për një rast të lëndimit që kishte ndodhur në Vushtrri më 1 korrik.

Siç mëson Sinjali, një 69-vjeçar ka kanosur një 51-vjeçar për shkak të deklaratës që kishte dhënë kundër tij në Polici.

Hetuesit e zbuluan se viktima ishte kërcënuar gjatë intervistimit të palëve të përfshira në rastin e 1 korrikut.

Viktima ka deklaruar në stacion policor se i dyshuari S.B., e ka kanosur me fjalët “Pesë djem i kam, kanë me ju faru nëse nuk e hjekë deklaratën në polici dhe mua me çojnë në burg”.

Pas kësaj deklarate, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si “kanosje” ndaj të dyshuarit dhe i njëjti është ftuar për intervistim.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes mësuesja e njohur në Mutrovicë, Ylfete Abrashi Fejza