Arrestohet hajni që tmerroi me grabitje Mitrovicën

Në  orët e paradites së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë, kanë arrestuar një  person të dyshuar për katër raste të  veprës  penale “grabitje”.

Veprimet e hetuesve policorë  janë finalizuar sot, ku ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e personit  të dyshuar: B. M., 40 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për  përfshirje  në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura mujave të fundit në Mitrovicë.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë trafiku në Prizren, vetura godet këmbësorin