Dosja e fajdeve, Porche Panamera u ble 100 mijë e u shit 60 mijë euro

Dosja e fajdeve nga Prokuroria Themelore në Ferizaj e përfshin edhe një biznesmen tjetër, me emrin Egzon Salihu, pronar i autosallonit ‘Lipjani’.

Sipas Prokurorisë, një biznesmen me inicialet B.G., si pasojë e vështirësive financiare dhe futjes në fajde me personat e tjerë, është detyruar që të blejë nga i dyshuari Egzon Salihu një veturë BMË X5 me cmim prej 40 mijë euro, të cilën pas dy muajve e ka paguar 55 mijë euro, si dhe një veturë tjetër BMË 18, me cmim prej 50 mijë eurove, të cilën pas dy muajve e ka paguar 70 mijë euro, me qëllim që t’i paguaj këstet e fajdeve për personat e tjerë.

Tutje, Prokuroria pretendon se nga fillimi i muajit maj 2022 e në vazhdim, i dyshuari Egzon Salihu, ia ka shitur një tjetër veturë një biznesmeni me inicialet S.B., të tipit ‘Porshe Panamera’, me cmim prej 100 mijë euro.

Mirëpo, për shkak të obligimeve ndaj personave të tjerë, i dëmtuari ia ka shitur menjëherë veturën e njejtë prej 60 mijë eurove, të dyshuarit Egzon Salihu. Kështu, duke pësuar dëm prej fajdes në vlerë prej 40 mijë eurove.

Prokuoria Themelore në Ferizaj gjithashtu dyshon se i pandehuri Egzon Salihu, gjatë shitblerjes së veturave, nuk e ka deklaruar vlerën e saktë të shitjes dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Shmangie nga tatimi’.

Në total, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuarmasën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 personave të dyshuar për fajde.

Një biznesmen tjetër me emrin Skender Bajrami, pronar i autosallonit ‘Alberti’, dyshohet se është përfshirë në veprën penale të fajdes.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 15 persona të dyshuar, ndër ta edhe Skender Bajrami, i cili sipas prokurorisë ka shitur veturë me fajde dhe të njëjtën më pas e ka blerë me cmim më të lirë, nga i njejti person.

Lexo edhe:  Fitorja ndaj Helenius, kaq milionë euro i fitoi mbrëmë Anthony Joshua

Dy biznesmen tjerë të njohur në vend janë arrestuar në fund të javës, me dyshimet se janë përfshirë në veprimtari të fajdeve.

Bashkim Osmani pronari i kompanisë “Dona Laberion” dhe Shefik Rexhepi pronar i kompanisë ‘Euro Ab” dyshohen për një rast të fajdeve ku vlera tejkalon shumën 1 milion euro.