Kushëriri sulmon me sakicë burrë e grua, shpetohen nga vajza (Video)

Gurët i kishte gati, e po priste para shtëpisë së tij.

Me ta H.O, nisi ta gjuajë kushëririn, N.O, kur ai kaloi këndej, rrugës për në shtëpi këtu në Rahovec.

Atë e ndoqi pas, por jo duarthatë.

Me vete mori sopatën, me të cilën sulmoi të afërmin dhe gruan e tij.

Zhurma nxori jashtë shtëpisë, vajzën e viktimave, e cila mezi arriti të shpëtojë prindërit, duke ia kapur sopatën të dyshuarit, njofton Klan Kosova.

Për shkak të gjendjen emocionale, ajo nuk deshi të flasë para kamerës, por tha se kushëriri sulmues, që nuk është në gjendje të mirë mendore, tash e disa ditë po gjuante me gurë në rrugën e lagjes.

Për të dyshuarin, të hënën Prokuroria e Gjakovës kërkoi caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Lexo edhe:  Prishtinë: Qytetari bllokon rrugën me veturë, ia tregon gishtin e mesit kamerës