Kush ishte dëshmori Algjerian që dha jetën për Kosovën në Koshare, luftoi me uniformën e UÇK-së
I riu nga Algjeria, Muɾad Muhaɱed Ali (1.3.1969) në vitin 1999 u përgjigj me devotshmëri duke u radhitur në radhët e UÇK, së për t’u bërë pjesë e gurë themelit të lirisë së Kosovës.
Murad Ali ishte me prejardhje nga Algjeria. Pa dyshim, historia e luftës antikolonialiste e këtij vendi afrikan e kishte kultivuar te ai ndjenjën e fuqishme për të çmuar vlerën e lirisë së popujve, prandaj në këtë ndjenjë do të ketë pasur rrënjët edhe gatishmëria e tij për t’u flijuar për lirinë e një vendi të vogël, por me vuajtje të mëdha, siç ishte Kosova.
Ai ra në altarin e lirisë së Kosovës, më 5 maj 1999 te Rrasa e Koshares.
Flakët e luftës nuk lejuan që bashkëluftëtarët ta tërheqin trupin e Muradit nga vendi i rënies.
Më 12 qershor 1999, pasi seɾbia ishte mposhtur duke marrë ndëshkimin historik, trupi i Muɾadit u vaɾɾos me nderimin e merituar të bᶏshkëluftëtᶏɾëve, në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare.
Murad Muhamed Ali ra në altarin e lirisë së Kosovës më 5 maj 1999, në Rrasë të Koshares. Për shkak të intensitetit të luftës, bashkëluftëtarët nuk mundën të tërhiqnin trupin e tij nga vendi ku ai ra. Më 12 qershor 1999, pas përfundimit të luftës dhe humbjes së forcave serbe, trupi i tij u varros me nderime në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare. Ai mbetet simbol i internacionializmit dhe flijimit për lirinë universale.
Muɾad Muhaɱed Ali, me prejardhje nga Algjeria, ishte ushtar profesionist në formacionet legjionare të Francës, ashtu si Bekim Berisha-Abeja dhe të tjerë luftëtarë. Ai iu bashkua UÇK-së në pranverë të vitit 1999, duke i inkurajuar luftëtarët shqiptarë në betejat e tyre për liri. Pjesëmarrja e tij, si luftëtar ndërkombëtar, kishte domethënie të veçantë për luftën, duke i shtuar një dimension internacionialist.
Luftiɱet e ashpra në Koshare filluan më 9 prill 1999, ku u zhvilluan disa nga betejᶏt më të vështira për çlirimin e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pas luftimesh të ashpra, Murad Ali ra më 5 maj 1999.
L A V D I 🇦🇱🇩🇿🇽🇰