“Kurti, zemra e Kosovës”, mësuesja e ashpër me Jasharajn mbështetëse e flaktë e kryeministrit

Mësuesja e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, Refiqe Hamiti gjatë një mbledhje të mbajtur i reagoi ashpër kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke i kërkuar që ta ndalë grevën në mënyrë që të kthehen në mësim.

Mësuesja e cila ishte e revoltuar ndaj kryetarit të SBASHK-ut, del të jetë një mbështetëse e madhe e kryeministrit Albin Kurti, edhe pse ajo sot i fajësoi të dyja palët.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Frashër Krasniqi i cili përmes një postimi në Facebook ka postuar një foto ku shihet mësuesja Refiqe Hamiti me kryeministrin Albin Kurti.

Frashër Krasniqi e quan militante mësuesen e cila sipas tij po pëcjellë gjuhë fashiste, njëjtë sikur Elvis Hoxha.

“Kjo ishte “mesimdhenesja” qe foli kundër sindikatës. Rafiqe Hamiti, militante e Albin Kurtit.Gjuha fashiste e Elvis Hoxhës, po përcillet me infiltrimet e dhunshme të militantëve t’pushtetit e grevëthyesve servilë t’Kurtit. Ata, sipas udhëzimeve konspiracioniste t’pushtetit, sindikalistët po i quajnë “armiq, o armiq”.Por mësimdhënësit duartrokitën sindikatën.”

Kjo vërehet edhe përmes një postimi që e mësuesja Refiqe ka bërë në llogarinë e saj në Facebook derisa ka shpërndarë një foto të tubimit që është mbajtur më herët.

Lexo edhe:  “U sulmova nga policia fetare”, Valon Syla: Çka po ju vjen rëndë që i kallëzoj veturat e imamëve?